image Hakerat sulmojnë kompjuterin e kryetarit të Kamenicës, Policia nis hetimet

Siguri

Hakerat sulmojnë kompjuterin e kryetarit të Kamenicës, Policia nis hetimet

news image

Kompjuteri i punës së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së fundi ka qenë cak i hakerëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se hakerët nga jashtë i janë qasur kompjuterit të Rahimajt dhe ai këtë e ka vërejtur teksa po punonte në të.

Përballë kësaj situate ai rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, ku kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Ndërhyrje në sistemet kompjuterike’.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është konfiskuar shtëpiza e kompjuterit e cila pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali ka provuar të marrë një prononcim nga Rahimaj, por i njëjti ka qenë i paqasshëm duke mos iu përgjigjur thirrjeve e mesazheve telefonike.

Po ashtu është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, por që ata nuk kanë dhënë ende përgjigje lidhur me rastin.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/