image Përparim Rama pasi u sulmua me vezë: Nuk ka vend për panik

Politikë

Përparim Rama pasi u sulmua me vezë: Nuk ka vend për panik

news image

Pasi që ishte shënjestër e sulmit me vezë nga persona të panjohur, ka reaguar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se nuk ka vend për panik dhe se Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja dhe dashnia.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo, nuk ka vend për panik. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, shkroi në Facebook./Gazeta Sinjali/