image Përmes aktiviteteve mund të mësoni fëmijët të ushqehen shëndetshëm

Përmes aktiviteteve mund të mësoni fëmijët të ushqehen shëndetshëm

news image

Nëse pyetet çdo prind për top telashet me fëmijët, ushqimin e shëndetshëm shumica prej tyre do e listojnë të parin.

Përderisa fëmijët janë në shtëpi me ju, kjo mund të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar, por me dërgimin në shkollë shfaqet një problem tjetër për prindërit, raporton CNN.

Sipas Agatha Achindu, nënë e tre fëmijëve që themeloi një website për promovimin e ushqimeve organike për fëmijë, sheqeri është sfida kryesore.

“Sheqeri është pothuajse në të gjitha ushqimet e paketuara këto ditë, në një formë apo një tjetër”, tha Achindu , e cila u rrit në një fermë në Afrikë.

Ajo këshillon prindërit që të largojnë pijet e gazuara dhe të tjerat me përmbajtje të lartë sheqeri.

Lori Day, psikologe, kujton se nëna e saj i thoshte gjithmonë se ajo ishte e tmerrshme në përzgjedhjen e ushqimit. Nëna e saj i kishte thënë se do të funksiononte karma nëse vajzës së saj gjithashtu nuk do i pëlqente të hante shëndetshëm.

Ajo mendoi se nëse servimin e ushqimit e bën më interesant, vajza e saj do ta pranoj ushqimin më lehtë, dhe kështu ndodhi. Ajo sugjeron prindërit që të fokusohen në formën e servimit të ushqimit po aq sa në vlerat ushqyese.

Nga ana tjetër, Monica Sakala, nënë e dy fëmijëve që drejton biznesin e këshillimit të mediave sociale SOMA Strategies, këshillon prindërit që të inkuadrojnë fëmijët në përgatitjen e ushqimit.

“Fëmijët mund të gjejnë inspirim për të konsumuar ushqim të shëndetshëm kur janë pjesë e përgatitjes, apo kultivimit të ushqimit” thotë Sakala.

Prindër të tjerë kishin sugjeruar që fëmijëve të ju jepen mundësi për të zgjedhur, dhe për të shijuar ushqimin e shëndetshëm që ata duan, raporton CNN. Gazeta Sinjali