Të paktën 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërrimtare që goditën Teksasin, raporton BBC, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndër viktimat janë edhe 15 fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.
Qarku më i goditur është ai i Kerr, ku janë konfirmuar 43 viktima dhe 27 fëmijë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Sherifi i këtij qarku, Larry Leitha, ka premtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë derisa të gjendet çdo person.
Autoritetet lokale po punojnë me kapacitete të plota për të përballuar pasojat e fatkeqësisë natyrore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!