image Përleshje në rrugën "C", policia u gjen armë dhe arreston disa persona

Siguri

Përleshje në rrugën “C”, policia u gjen armë dhe arreston disa persona

news image

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “C”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se është konfiskuar një armë dhe janë ndaluar tre persona.

Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë të PK-së, në ‘Rugën C’, kanë hasur në një mosmarrëveshje mes disa personave. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin” , thuhet në përgjigjen e PK-së.

/GazetaSinjali/