image Përleshje në Prizren: Theret me thikë një 15-vjeçar, të dyshuarit në arrati

Sinjalizime

Përleshje në Prizren: Theret me thikë një 15-vjeçar, të dyshuarit në arrati

news image

Mosmarrëveshjet mes të rinjve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje janë përfshirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm disa të rinj në Prizren, ku si pasojë një i mitur ka mbetur i therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 15-vjeçari është dërguar atje me disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me thikë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve dhe identifikimin e personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/