image Përleshje mes disa personave në Gjakovë, shkak ndihmat për minoritete - PAMJE

Siguri

Përleshje mes disa personave në Gjakovë, shkak ndihmat për minoritete – PAMJE

news image

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se dy grupe janë kapur mes vete, për shkak të disa ndihmave për minoritete.

Në pamjet e dërguara shihet se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast, sipas sinjalizuesit ka edhe të arrestuar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar në lidhje me rastin, por ende nuk ka një përgjigje.

/GazetaSinjali/