image Përleshje mes bujqve në Vushtrri: Sulmohet traktoristi, bëhet për spital

Siguri

Përleshje mes bujqve në Vushtrri: Sulmohet traktoristi, bëhet për spital

news image

Një ngatërresë mes bujqve në Vushtrri për shkak të punëve bujqësore ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, ku për pasojë, një bujk e ka fyer e sulmuar një bujk tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur viktima derisa ishte në traktorin e tij, u rrah brutalisht nga i dyshuari B.G, i cili e sulmoi me grushte në fytyrë, për shkak të një zënke që u parapriu lidhur me punët bujqësore që do të duhej t’i kryenin.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për ta parandaluar eskalimin e situatës. Me të arritur në rrugën “Bedri Pojani”, ku ndodhi rasti, të dyshuarit i janë vënë prangat dhe është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

Ndërsa viktima është transferuar në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor, për shkak të plagëve që ka pësuar gjatë përleshjes.

/GazetaSinjali/