image Përleshje me thika në Podujevë, një person bëhet për spital

Siguri

Përleshje me thika në Podujevë, një person bëhet për spital

news image

Një përleshje me thika ka ndodhur sonte, rreth orës 21:00, në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo përleshje ka mbetur i lënduar një person, i cili më pas është dërguar në spital për trajtim.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë dhënë detaje.

“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.

/GazetaSinjali/