image Përleshje me mjete të forta në bjeshkën e Vokshit në Deçan, Hadërgjonajt bëhen llom për një gyp të ujit

Siguri

Përleshje me mjete të forta në bjeshkën e Vokshit në Deçan, Hadërgjonajt bëhen llom për një gyp të ujit

news image

Një ngatërresë mes disa personave nga familja Hadërgjonaj ndodhi sot në bjeshkët e Vokshit në Deçan, raporton Gazeta Sinjali. Në përleshjen, motivi i së cilës ishte një gyp i ujit, u përfshinë katër persona.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se E.Hadërgjonaj, M.Hadërgjonaj, A.Hadërgjonaj dhe H.Hadërgjonaj janë personat që po cilësohen si të dyshuar për rastin

Sipas informatave të para, ata janë përleshur me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, pas konfliktit verbal që patën.

Sinjali mëson se dy nga të dyshuarit fillimisht ia kanë larguar gypin e ujit nga burimi dy të dyshuarve të tjerë, me arsyetimin se nuk kanë drejtë të shfrytëzojnë këtë burim.

Aty plasi sherri, për çka u desh edhe intervenimi i Policisë, që shoqëroi palët në stacion, pas trajtimit mjekësor që morën. 

Në Polici, të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/