image Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, vritet një person

Evropë

Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Itali, vritet një person

news image

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pisa të Italisë, pas një përplasje me disa bashkëkombas të tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano në provincën e Pisas.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj dhe ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen që solli një viktimë.

Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërsa nuk dihet shkaku pse ka nisur sherri mes shqiptarëve.

/GazetaSinjali/