image Përleshje masive në Ferizaj (Video)

Siguri

Përleshje masive në Ferizaj (Video)

news image

Disa persona janë rrahur mes vete rreth orës 23:00 në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen kolona të veturave, disa prej të cilave janë të ndaluara dhe rreth tyre disa persona të cilët janë duke u përleshur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, Emin Beqiri, i cili ka thënë se edhe viktimat edhe të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

” Po, ka ndodhur një përleshje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo të dyshuarit dhe viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk janë identifikuar”, ka thënë Beqiri.

Ai tha se kanë filluar hetimet dhe se janë duke u intervistuar dëshmitarët e këtij rasti.