image Përleshje masive mes dy bandave në veri të Mitrovicës, dalin pamjet

Siguri

Përleshje masive mes dy bandave në veri të Mitrovicës, dalin pamjet

news image

Mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës ka ndodhur një përleshje masive mes serbëve. Gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përleshjen ka pësuar lëndime trupore edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Raportohet se në përleshje janë përfshirë dy banda nga Zveçani, ku janë përdorur armë të ftohta dhe mjete të forta, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve janë lënduar, disa prej të cilëve kanë kërkuar edhe trajtim mjekësor.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Rrahja ka qenë masive, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Një polic ka marrë lëndime të lehta trupore. Personi me inicialet M.Gj. është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi për 48 orë. Hetimet vazhdojnë”, ka theksuar Radoviq.

Radoviq ka theksuar se në vendngjarje kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë, por, nuk ka mundur të konfirmonte se sa është numri i të lënduarve. /Gazeta Sinjali/