image Përkeqësohet gjendja në Itali, 221 vdekje dhe rreth 22 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Përkeqësohet gjendja në Itali, 221 vdekje dhe rreth 22 mijë raste të reja me COVID-19

news image

Njëri ndër vendet më të prekura nga COVID-19 mbetet Italia, ku ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja.

Vetëm në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 221 persona dhe janë regjistruar 21,944 raste të reja të prekura me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Me rastet e reja sot numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 37,700, kurse në total janë regjistruar 564,778 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 271,988 persona kurse 1,411 persona tjerë janë në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/