image Përkeqësohet gjendja me COVID-19 në Itali, gati 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Evropë

Përkeqësohet gjendja me COVID-19 në Itali, gati 6 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

news image

Italia vazhdon të mbetet në mesin e vendeve më të goditura nga pandemia COVID-19, e cila ndryshe është quajtur si epiqendra e koronavirusit në Evropë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 41 persona dhe janë infektuar 5 mijë e 901 të tjerë. Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 36 mijë e 246, ndërsa numërohen në total 365 mijë e 467 të infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 242 mijë e 28 persona. /Gazeta Sinjali/