image Xhelal Sveçla tregon se a do të vendosen refugjatët afganë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Kosovë

Xhelal Sveçla tregon se a do të vendosen refugjatët afganë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme kanë mbajtur konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Sveçla ka treguar se janë në koordinim me SHBA-të për ardhjen dhe vendosjen e afganëve në Kosovë.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në dhe ambasadën amerikane dhe përfaqësues të NATO-s në mënyrë që atë që kemi deklaruar në vazhdimësi që aleat I kemi SHBA-në dhe NATO-n të jemi pjesë e lehtësimit të kësaj situate për shtetasit afgan.

Si qeveri kemi marrë vendimet dhe kemi bërë planet operative, ka disa alternativa të ndryshme qoftë për strehim dhe pritje e transportimin e tyre deri në akomodim”, thotë ai.

Sveçla nuk ka treguar datë ardhja e tyre e as për lokacionin, megjithatë, shtoi se ata nuk do të vendosen në qendër të studentëve.

“Qendra e Studentëve ka qenë një nga alternativat, por, gjasat që të ndodhë momentalisht janë të vogla. Edhe vetë SHBA-të janë befasuar me situatën si kanë rrjedh gjërat tash, por lirisht mund të themi që shtetasit afgan gjasat që të vendosen në Qendër të Studentëve janë të vogla. Ka një numër të alternativave, jemi duke parë e duke diskutuar me partnerët tanë”, shtoi ai

/Gazeta Sinjali/