image Përgjaken rrugët e Klinës, plagosen dy persona në qendër të qytetit

Siguri

Përgjaken rrugët e Klinës, plagosen dy persona në qendër të qytetit

news image

Pak më parë në qendër të qytetit të Klinës dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe priten arrestime.

Tani më vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca, e cila i ka dhënë ndihmën e parë viktimës.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/