image Përfundon takimi Rusi-Ukrainë, arrihet një marrëveshje

Botë

Përfundon takimi Rusi-Ukrainë, arrihet një marrëveshje

news image

Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë të mbajtura në afërsi të kufirit bjelloruso-ukrainas.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Rusia dhe Ukraina janë pajtuar që të kenë një takim të tretë së shpejti, transmeton Gazeta Sinjali.

Një zyrtar tha për Reuters se Ukraina nuk ka marrë rezultatet që ka dëshiruar mirëpo kanë arritë mirëkuptim për sigurim të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Në anën tjetër Rusia është duke vazhduar me bombardime në qytete të ndryshme të Ukrainës.

Kurse, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus Vladimir Putin, duke thënë se kjo ishte “e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”.

/GazetaSinjali/