image AAK: Nuk ka shtyerje të zgjedhjeve lokale

Politikë

AAK: Nuk ka shtyerje të zgjedhjeve lokale

news image

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur për medie pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani, ku ai shkoi në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit të cilit i takon.

Ai ka thënë se është marrë vendimi që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor pasi nuk kishte konsensus nga partitë që të shtyhen ato. Ai thotë se vetëm VV ishte pro shtyrjes.

“Nuk pati pajtim midis partive politike. Kështu që që zgjedhjet do të mbahen në ditën që ka qenë e caktuar. Presidentja tha se pa konsensus politik nuk mund të marrë vendim dhe të shtyjë zgjedhjet me vendim të saj. Kurti tha se dëshiron të shtyjë zgjedhjet por nuk do të impononte vendimin e tij”, tha ai.

Ai po ashtu konfirmoi se fushata do të zgjasë vetëm 5 ditë.

“Zgjedhjet do të mbahen në ditën e caktuar siç kanë qenë të shpallura. Presidentja Osmani deklaroi se pa konsensus politik, nuk ka mandat dhe nuk do t’i shtyjë zgjedhjet”, tha ai.

/GazetaSinjali/