image Përfundon takimi i MSH dhe MKRS me federatat sportive, ky është vendimi

Sporte të tjera

Përfundon takimi i MSH dhe MKRS me federatat sportive, ky është vendimi

news image

Ministri Zemaj dhe ministrja Dumoshi kanë përfunduar takimin me drejtuesit e federatave sportive.

Ata vendosën që aktivitetet sportive të vazhdojnë dhe njoftuan krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive t’i respektojnë më përgjegjësinë më të madhe masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e pandemisë COVID-19

Ja postimi i plotë:

“Ministrat Zemaj dhe Dumoshi bisedojnë me drejtuesit e federatave të sporteve në Kosovës

Prishtinë 11 korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Në këtë takim, Ministrat Zemaj e Dumoshi shprehën falënderimin e tyre për punën e drejtuesve të federatave përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Coviid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë.

Ata i njoftuar krerët e federatave për nevojën që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin.

Në këtë frymë, përfaqësuesit e federatave kanë informuar për garat e përfunduara për këtë sezon dhe ato në zhvillim, sfidat dhe angazhimin që brenda kushteve të lejuara, të ketë siguri për sportistët dhe stafin përcjellës.

Ministrat Zemaj e Dumoshi kërkuan që komunikimi midis institucioneve dhe federatave të jetë i përhershëm me qëllim që secili sektor ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë për të mundësuar ruajtjen e shëndetit publik të secilit komunitet.”

/Gazeta Sinjali/