image Përfundon me sukses operimi i policit të plagosur në Veri, flasin nga Kirurgjia Torakale

Shëndetësi

Përfundon me sukses operimi i policit të plagosur në Veri, flasin nga Kirurgjia Torakale

news image

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po patrullojnë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, mbrëmë kanë qenë cak i një sulmi të armatosur, me ç’rast ka mbetur i plagosur lehtë një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë kanë bërë me dije se zyrtari policor i cili u plagos, u dërgua atje me plagë në krah dhe nofull. Pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, në një prononcim për Sinjalin tha se operacioni ka përfunduar me sukses dhe gjendja shëndetësore e policit është e mirë.

“Gjendja është e mirë, e kemi hekë një pjesë metalike në krahun e majtë” tha Kolgeci.

/GazetaSinjali/