image Përfundon me barazim derbi Prishtina-Drita

Futboll

Përfundon me barazim derbi Prishtina-Drita

news image

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 derbi i zhvilluar në mes Prishtinës dhe Dritës.

Ishte skuadra vendase ajo që kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Endrit Krasniqi që në minutën e 6’, shkruan Gazeta Sinjali.

Skuadrën e Dritës nga humbja e shpëtoi Astrit Fazliu, i cili arriti të barazojë rezultatin në minutën e 80’.

Me këtë barazim Drita mbetet lider i Superligës, ku ka katër pikë më shumë se sa Gjilani që rënditet në pozitën e dytë.

Kurse Prishtina mbanë pozitën e 4-të me 58 pikë, ku ka vetëm një pikë më pak se Ballkani që rënditet në pozitën e tretë.

/Gazeta Sinjali/