image Përfundon aksioni i Antidrogës në Dukagjin: Arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen bimë narkotike e armë zjarri

Siguri

Përfundon aksioni i Antidrogës në Dukagjin: Arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen bimë narkotike e armë zjarri

news image

Njësiti i Antidrogës në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Dukagjinit, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e disa bimëve narkotike dhe arrestimin e shtatë personave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë aksionit në Gjakovë dhe Deçan janë gjetur dhe konfiskuar rreth 200 bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe rreth gjysmë kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në bastisjen e 10 lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa armë zjarri.

Aksioni tashmë ka përfunduar, teksa Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/