image Përfundojnë diskutimet në Ohër, Borrell pas pak del në konferencë

Politikë

Përfundojnë diskutimet në Ohër, Borrell pas pak del në konferencë

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se ka përfunduar takimi trepalësh midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Stano paralajmëroi se shefi i diplomacisë evropiane Borrell pas pak do të dalë me një prononcim për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.

/GazetaSinjali/