image Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Drenas

Siguri

Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Drenas

news image

Një person nga fshati Drenoc i Drenasit ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një shtëpizë me ushqim bagëtish.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë rreth 1 mijë e 500 euro, nuk raportohet për të lënduar.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 12:20.

Me rastin po merren organet kompetente./Gazeta Sinjali/