image Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Deçan, intervenojnë Policia dhe Zjarrfikësit

Siguri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Deçan, intervenojnë Policia dhe Zjarrfikësit

news image

Një shtëpi në fshatin Dubravë të Deçanit është përfshirë nga flakët, të shtunën në orët e mbrëmjes. Kati i dytë i shtëpisë së banueshme është djegur, teksa shkaktari dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit bëjnë me dije se Zjarrfikësit dhe Policia posa kanë marrë informacionin, kanë intervenuar dhe fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Përveç tyre, Sinjali mëson se së shpejti pritet të dalin në vendin e ngjarjes edhe ekspertët, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si erdhi deri te zjarri.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për Zjarr aksidental.

/GazetaSinjali/