image Përfshihet nga zjarri një banesë 13-katëshe në Tiranë

Rajon

Siguri/ Përfshihet nga zjarri një banesë 13-katëshe në Tiranë

news image

Një pallat 13-katëshe në Tiranë është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në bulevardin Zogu i Parë, në zonën pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Aktualisht po bëhet kontrolli i godinës dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se banorët e pallatit kanë dalë jashtë, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Gazeta Sinjali.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit./Gazeta Sinjali/