Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Një sinjalizues ka dërguar videon nga vendi i ngjarjes në adresë të Sinjalit.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokacionit të quajtur “Kroni i Mbretit”.
Siç shihet në video, vetura është shkatërruar pothuajse tërësisht nga flakët.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e djegies së veturës nuk dihen ende por duket se përfshirjes nga flakët i kanë ndihmuar edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë.
Si pasojë e djegies së kësaj veture është shkaktuar kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Pejë./Sinjali/