image Përfshihet nga flakët një mobileri në Ferizaj

Kosovë

Siguri/ Përfshihet nga flakët një mobileri në Ferizaj

news image

Një mobileri është përfshirë nga flakët në fshatin Prelez të Ferizajt, ku dyshohet se është shkaktuar nga problemet me energji elektrike.

Gjatë ditës së djeshme, pronari i lokalit ka lajmëruar policinë për incidentin e ndodhur në të cilin nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, kanë dalur edhe zjarrfikësit e punëtorët e KEDS-it.

Sipas pronarit të mobilerisë, dëmet e shkaktuara nga zjarri kanë qenë mbi 1500 euro.

Policia e rajonit të Ferizajt është duke e hetuar rastin./ Gazeta Sinjali/