image Përfaqësuesja në hendboll luan sot një ndeshje historike, fitorja do t'i çonte afër Evropianit

Sporte të tjera

Përfaqësuesja në hendboll luan sot një ndeshje historike, fitorja do t’i çonte afër Evropianit

news image

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj, transmeton Sinjali Sport.

Djemtë tanë përballen me Malin e Zi, në kuadër të grupit tetë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Fitorja e Kosovës do të dërgonte hendbollistët pranë ëndrrës për kualifikim në Evropian, që do të ishte arritje historike për një kombëtare ekipore.

Takimi luhet në ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Shkaku i pandemisë Covid 19, ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Kosova ndodhet e treta në grup me 3 pikë sa ka edhe Rumania e dyta. Suedia është e para me 6 pikë, kurse Mali i Zi ndodhet i fundit me 2 pikë nga tri ndeshje. Dy të parat sigurojnë kualifikimin, kurse katër kombëtaret me më së shumti pikë nga vendet e treta të 8 grupeve, po ashtu kualifikohen në Evropian. /Gazeta Sinjali Sporti/