image Përçarje brenda LVV-së? Çka po ndodh me Haki Abazin pas 'ultimatumit' ndaj VV-së

Politikë

Përçarje brenda LVV-së? Çka po ndodh me Haki Abazin pas ‘ultimatumit’ ndaj VV-së

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot nuk ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Arsyeja e mospjesëmarrjes së tij, Abazi thotë se lidhet me një sërë faktorësh, të cilët i ka adresuar te lidershipi, e që ka lënë të nënkuptohet se u ka dhënë ultimatum. “Pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar ai në Facebook. Kjo erdhi një ditë pasi Abazit në Kuvend nuk iu dha fjala nga kryetari Glauk Konjufca, me arsyetimin se nuk ka mundësi.

Por çfarë po ndodhë në LVV, a ka përqarje brenda partisë?

Ndonëse ende nuk ka reagime nga figurat e larta të partisë, lidhur me këtë rast ka folur deputeti i LVV-seë, Arbër Rexhaj, i cili edhe i ka dhënë një “mësim” Abazit.

Rexhaj tha se po të ishte në vend të tij  nuk do të shkruante status në rrjetin social Facebook, rreth kësaj çështje. Megjithatë, ai shtoi se kjo është e drejtë e tij dhe shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është demokratike dhe deputetët mund të japin mendimet e veta.

“Lëvizja Vetëvendosje është demokratike, deputetët tanë mund të japin mendimet e veta. Për shembull, nëse do të isha unë në vend të Hakiut, unë në vend të statusit, unë këtë veprim dhe këtë transmetim do ta bëja te lidershipi dhe tek kryeministri Kurti, pa shkruajtur status në Facebook. Së pari do ta bëja te Grupi Parlamentar, pastaj brenda Lëvizjes Vetëvendosje e kështu me radhë”, ka thënë Rexhaj në Kanal10.

I pyetur se a bëhet fjalë për ndonjë përçarje brenda partisë, Rexhaj tha se ka kaluar koha kur VV-ja ka pasur kriza të brendshme.

“Në asnjë mënyrë, ka kaluar koha kur LVV ka ndonjë krizë brenda. Unë e thashë si do të bëja unë si deputet, ne jemi kolegë, e kam mik Haki Abazin. Ai ka zgjedhur një rrugë pak më të shpejtë ta bëjë publike veprimin e tij”, tha Rexhaj.

Ndërsa, i pyetur nëse mospjesëmarrja e Abazit në seancë ka të bëjë me kryepralamentarin, Glauk Konjufca i cili dje nuk ia dha fjalën Abazit gjatë seancës, Rexhaj tha se nuk beson që ky veprim ka të bëjë me Konjufcën.

“Nuk e besoj, Hakiu e di më mirë, për besë nuk e di. Nuk më brengos ky status i Hakiut realisht. Lidershipi sigurisht që bisedon më Hakiun”, tha Rexhaj.

/GazetaSinjali/