image Për tri ditë 66 persona të lënduar nga aksidentet kërkuan ndihmë në Emergjencë

Shëndetësi

Për tri ditë 66 persona të lënduar nga aksidentet kërkuan ndihmë në Emergjencë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se brenda tre ditëve 66 persona të lënduar nga aksidentet kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç tyre, në Klinikën Emergjente janë trajtuar edhe 719 pacientë me probleme tjera, bën të ditur raporti i punës.

Trajtimin e kanë bërë në Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent të cilët kanë marrë tretman mjekësor 200 qytetarë, ndërkaq në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 111 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 195.

/GazetaSinjali/