image Për parandalimin e kurdisjeve të ofertave tenderuese të prokurimit ndërmjet kompanive, mobilizohen AKK e KRrPP

Financa

Për parandalimin e kurdisjeve të ofertave tenderuese të prokurimit ndërmjet kompanive, mobilizohen AKK e KRrPP

news image

Me qëllim të parandalimit e zbulimit të kurdisjes së ofertave ndërmjet kompanive në procedurat e prokurimit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik kanë nënshkrimin memorandumin e mirëkuptimit., raporton Gazeta Sinjali.

Nga AKK-ja njoftojnë se kjo iniciativë e bashkëpunimit është në kuadër të Agjendës evropiane ERA II dhe Planit Kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (KZMSA).

“Qëllimi i Marrëveshjes është bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë e të dy institucioneve në çështjet konkrete në fushën e konkurrencës ku pikë takohen këto Institucione respektive në veprimtarinë e tyre”, thonë nga AKK-ja.

Sipas tyre të dhënat e KRPP-së janë të rëndësisë së veçantë për Autoritetin e Konkurrencës lidhur me parandalimin apo zbulimin e kurdisjeve e ofertave apo Marrëveshjeve ndërmjet kompanive në procedurat tenderuese të prokurimit të cilat Marrëveshje e çrregullojnë ndjeshëm apo shkaktojnë dëm të pariparueshëm për konkurrencën tregtare, njofton Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

/GazetaSinjali/