image Për herë të parë, Shqipëria do të dërgojë ushtarë për të shërbyer në Kosovë

Siguri

Siguri/ Për herë të parë, Shqipëria do të dërgojë ushtarë për të shërbyer në Kosovë

news image

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se për herë të parë do të dërgojnë të shërbejë në KFOR në Kosovë një ekip komano.

“Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka shkruar Xhaçka në rrjetin social Facebook.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë. Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/