image Për herë të parë në New York nuk shënohet asnjë viktimë nga koronavirusi

Botë

Për herë të parë në New York nuk shënohet asnjë viktimë nga koronavirusi

news image

Për herë të parë në New York nuk shënohet asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i New York-ut, i cili tha se kanë kaluar 24 orë se nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në Nju Jork është 2 për qind.

De Blasio theksoi rritjen e numrit të infektimeve tek të rinjt nën të 30’at.

Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi Cpvod-19. /Gazeta Sinjali/