image Për herë të parë në Kosovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020”

Sporte të tjera

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020”

news image

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Festivali do të mbahet prej 10-12 tetor në Prishtinë, 11 muaj pas anëtarësimit të KOK-ut në Federatën Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS).

Gjatë tri ditëve do të shfaqen filma të shumtë sportivë ndërkombëtarë, për të cilët KOK ka të drejtën ekskluzive të shfaqjes së tyre.

KOK ka kërkuar nga filmbërësit, gazetarët sportivë, studentët, dhe kushdo që ka krijuar filma sportiv të metrazhit të gjatë ose të shkurtë, dokumentarë sportivë, etj, t’i dërgojnë për t’u shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”.

Filmat dhe dokumentarët më të mirë vendorë, do të dërgohen në Festivalin Botëror të Filmit dhe Kinemasë Sportive, që mbahet prej 7-11 nëntor në Milano të Italisë.