image Për herë të parë, Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë në Japoni

Kosovë

Për herë të parë, Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë në Japoni

news image

Baleti Kombëtar i Kosovës do të ngjitet në skenën ndërkombëtare të “ExpoOsaka 2025” në Japoni, më 11 qershor, me shfaqjen e baletit “Exil”, me koreografi nga Eno Peçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje përfaqëson një moment historik për institucionin, pasi do të jetë hera e parë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Japoni, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të prezencës së tij artistike në nivel ndërkombëtar.

Performanca është pjesë e përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës në këtë ekspozitë ndërkombëtare, një prej më të mëdhave në botë, e cila bashkon vende, kultura dhe inovacione për të adresuar sfida globale.

“Exil”, baleti që do të prezantohet, është një vepër e ndjeshme dhe aktuale që trajton temën e mërgimit dhe identitetit, duke reflektuar realitete universale përmes një gjuhe artistike bashkëkohore.

Pjesëmarrja në ExpoOsaka 2025 është një mundësi e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe artit kosovar në një platformë globale, dhe një dëshmi e rritjes së vazhdueshme të skenës artistike të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/