image Për gjashtë muaj, 4 mijë e 450 qytetarë kërkuan ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë

Shëndetësi

Për gjashtë muaj, 4 mijë e 450 qytetarë kërkuan ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë

news image

Në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4 mijë e 450 pacientë, derisa janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362.

Sipas njoftimit, rastet urgjente që janë pranuar kanë qenë 1 mijë e 257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1 mijë e 652.

Sa i përket vizitave diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse 771 vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë.

/GazetaSinjali/