image Për dy ditë u shënuan 24 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Për dy ditë u shënuan 24 viktima nga koronavirusi në Kosovë

news image

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë po vazhdon të rritet, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 327.

Vetëm dy ditët e fundit janë shënuar gjithsej 24 vdekje, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 mijë e 944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 976. /Gazeta Sinjali/