image Për Ditën e Mësuesit, vajza e Jakup Krasniqit e kujton atë me një deklaratë që e kishte dhënë në Hagë

Arsim

Për Ditën e Mësuesit, vajza e Jakup Krasniqit e kujton atë me një deklaratë që e kishte dhënë në Hagë

news image

Para shumë vitesh ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka qenë dhe mësimdhënës, por tani  ai është në paraburgim në Hagë, i akuzuar nga Gjykata Speciale, për krime të luftës.

Por vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Gresë Krasniqi,e ka kujtuar babën e saj, më një deklaratë që ai e kish dhënë papa trupi gjykues në Hagë për Ditën e Mësuesit.

“Nuk jam Kriminel. Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, kishte deklaruar Krasniqi.

Dita e Mësuesit është festa që e përkujton datën 7 mars të vitit 1887, kur u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.

Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami.

Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun.

/GazetaSinjali/