image Për 10 ditë Policia shqiptoi mbi 3 mijë gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë

Siguri

Për 10 ditë Policia shqiptoi mbi 3 mijë gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se që nga 16 marsi ka filluar operacionin “Rripi i sigurisë, telefoni, motoçiklistë dhe këmbësorë” lidhur me ngritjen e sigurisë rrugore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, që nga kjo datë janë shqiptuar 3 mijë e 424 gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë, 593 për përdorim të telefonit, 5 për motoçiklistë dhe 10 për këmbësorët.

“Policia e Kosovës, apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin, të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafikun rrugor”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/

OPERACIONI – RRIPI I SIGURISË, TELEFONI, MOTOÇIKLISTË DHE KËMBËSORË Policia e Kosovës, vazhdon me masa dhe aktivitete…

Posted by Kosovo Police on Friday, March 26, 2021