image Pensionohet DJ me karrierën më të gjatë në botë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Pensionohet DJ me karrierën më të gjatë në botë

news image

Pas më shumë se shtatë dekadash në radio, një 96-vjeçar nga Hong Kongu është përshëndetur me dëgjuesit e tij të shtunën e 15 majit me këngën “Time to Say Goodbye” të kënduar nga Sarah Brightman dhe Andrea Bocelli, transmeton Gazeta Sinjali.

“Epo, kjo ishte e tëra. Faleminderit shumë për dëgjimin, lamtumirë, faleminderit”, ka thënë Ray Cordeiro në anglisht para se t’i jepte fund karrierës së tij, 72-vjeçare, dhe më shumë se 50-vjeçare në emisionin “All the Way with Ray”, që kishte nisur në radion publike RTHK më 1970.

Gjatë gjithë kohës ai kishte pasur yje të shumtë në emision, ndërsa në vitin 2000, mori çmimin “Guinness” si DJ-i me karrierën më të gjatë në histori.

I njohur si “Daja Ray”, Cordeiro njihet për zërin e thellë, por të qetë e repertor të lehtë muzikor. Në edicionin e fundit ai lëshoi këngë përshëndetëse.

“Jam një nga njerëzit më të lumtur në botë. Kam bërë atë që kam dashur dhe nuk kam asnjë pendesë”, ka deklaruar ai ditë më parë para pensionimit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin