image Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 2 persona nga koronavirusi

Shëndetësi

Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 2 persona nga koronavirusi

news image

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në komunën e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, i cili tha se këto raste e çuan në 8 numrin e viktimave nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit kemi dy pacientë të cilët  kanë humbur jetën dhe kjo ka rritur numrin e të vdekurve në  8 persona”, tha Loci për Televizionin Publik.

Sidoqoftë, ditëve të fundit Loci tha se po vërehet që qytetarët kanë filluar të respektojnë më shumë masat anti Covid-19.

Aktualisht, drejtori i Shëndetësisë në Pejë bëri të ditur se janë 146 raste aktive në këtë komunë./Gazeta Sinjali/