image Pejë: Familja në gjumë, hajni u hyn në shtëpi në pikë të mëngjesit – vjedh para dhe veshmbathje

Siguri

Pejë: Familja në gjumë, hajni u hyn në shtëpi në pikë të mëngjesit – vjedh para dhe veshmbathje

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi në fshatra e qytete të ndryshme. Shumë herë vjedhjet kryhen kur familjet nuk ndodhen nëpër shtëpi. Por ndryshe ka ndodhur sot në mëngjes, në një shtëpi në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar nga pronari, i cili ka njoftuar se dikush i ka hyrë në shtëpi, në orët e mëngjesit, kur ai dhe familjarët e tjerë ishin në gjumë. Sipas tij, personi që kreu vjedhjen në shtëpinë e tij, ka depërtuar brenda duke thyer derën hyrëse, por që s’janë dëgjuar fare.

Ai ka dëshmuar në Polici se dikush ia vodhi mbi 200 euro para të gatshme, si dhe veshmbathje në vlerë prej rreth 400 eurosh. Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka identifikuar një person të dyshuar.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari u kap te stacioni i autobusëve në Pejë dhe u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në Neuropsikiatrinë e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim dhe më pas do të merren veprimet e nevojshme hetimore.

/GazetaSinjali/