image Pejë: 50-vjeçari grushton e shqelmon të dashurën, përfundon në ndalim policor

Siguri

Pejë: 50-vjeçari grushton e shqelmon të dashurën, përfundon në ndalim policor

news image

Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës qoftë nga bashkëshortët, të dashurit, apo familjarë të tjerë. Për një rast të tillë, ka nisur dje hetimet Prokuroria Themelore në Pejë, pas denoncimit të një 44-vjeçareje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për një rast të dhunës, që viktima e kishte pësuar nga i dashuri i saj, i cili e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas informatave të para, i dyshuari F.G., 50-vjeçar, për motive ende të panjohura, e kishte rrahur të dashurën me grusht e shqelma, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës ajo kishte përjetuar, u detyrua ta raportojë rastin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia, para se t’i ndodhë diçka më e keqe.

Pas intervistimit të viktimës, Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor për t’u përballur me denoncimin kundër tij.  

I dyshuari ka dhënë deklaratë para hetuesve dhe më pas ka përfunduar në mbajtje, pasi ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/