image Pejë: 45-vjeçari dorëzon armën në Polici, thotë se është e dëmtuar

Siguri

Pejë: 45-vjeçari dorëzon armën në Polici, thotë se është e dëmtuar

news image

Policia e Kosovës në Pejë gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një armë e cila posedonte leje me afat të skaduar që në vitin 2010, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari nga fshati Zahaq që e posedonte atë, kishte shkuar vetë ta dorëzojë armën në Polici, të cilën thotë që i kishte bërë dhuratë vëllai. Sipas tij ajo është e dëmtuar dhe është jashtë përdorimit.

Arma është sekuestruar nga Policia dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.

/GazetaSinjali/