image Pejani i dehur kërcënon dhe ndjek me sëpatë një person në Pejë, arrestohet

Siguri

Pejani i dehur kërcënon dhe ndjek me sëpatë një person në Pejë, arrestohet

news image

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku një 39-vjeçar i cili mbante një sëpatë në dorë, dyshohet se ka kërcënuar një person tjetër.

Sinjali mëson duke parë rrezikun që i kanoset, viktima ka ikur që aty dhe është futur brenda oborrit të vetë ku ka kyçur derën me çelës.

Mirëpo i dyshuari nuk u zmbraps, pasi që vazhdoi të godas derën disa herë me sëpatë.

Përballë kësaj situate, 46-vjeçari vendosi të kërkojë ndihmën e Policisë, të cilët dolën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan personin e dyshuar.

Gjatë procesit të intervistimit në stacion policor, i dyshuari i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/