image I mituri nga Peja e bën për spital motrën e tij të rritur

Kosovë

Siguri/ I mituri nga Peja e bën për spital motrën e tij të rritur

news image

Një i mitur është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, derisa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në repartin kirurgjik.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij femër K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore si pasojë e rrahjes dhe ka pranuar tretman mjekësor në repartin kirurgjik. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/