image PDK tregohet e pa konkurrencë në këtë komunë – fiton 76% të votave

Kosovë

Skenderaj/ PDK tregohet e pa konkurrencë në këtë komunë – fiton 76% të votave

news image

Partia Demokratike e Kosovës, është treguar e pa konkurrencë në Skenderaj duke shënuar fitore absolute në këtë komunë.

PDK ka fituar 12 mijë e 931 vota apo ndryshe 76.21% të votave në këtë komunë, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e dytë, por me diferencë tejet të madhe të votave është Vetëvendosje e cila ka fituar 1 mijë e 230 vota, apo 7.25%.

Në vendin e tretë është koalicioni Nisma – AKR e cila ka fituar 1 mijë e 36 vota, ndërsa partia e katërt është LDK me 825 vota apo 4.56% të votave./Gazeta Sinjali/