image PDK: Kurti u dorëzua para Serbisë në veri dhe u tradhtua nga zëdhënësi i tij, Haki Abazi

Kosovë

Reagim/ PDK: Kurti u dorëzua para Serbisë në veri dhe u tradhtua nga zëdhënësi i tij, Haki Abazi

news image

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes një komunikate për media i ka dënuar dhe i ka cilësuar skandaloze deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.

Nga PDK-ja thotë se, në video-mesazhin e Kurtit për konflikt me fjalët do “të derdhet gjaku jonë” dhe duke thënë ruani “gjakftohtësinë e mos bini në kurthin e tyre”, Kurti po përpiqet që t’i frikësojë qytetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, deklarata e kryeministrit Kurti për situatë nën kontroll në veri të vendit u tradhtua nga zëvendësi i tij, Haki Abazi, i cili e shpalli veriun të ndarë nga Kosova.

“PDK konsideron se qeveria e shkarkuar po vazhdon të tallet me qytetarët, dhe veçmas me banorët shqiptarë të ngujuar e të frikësuar në veri të vendit. PDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëtejshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi./GazetaSinjali/